RTSH 24 Live

Kosovë

Takimi i Ohrit/ PSD proteston me tymuese ndaj qeverisë së Kosovës: Marrëveshja Kurti-Vuçiç, ilegjitime

25/03/2023

Takimi i Ohrit/ PSD proteston me tymuese ndaj qeverisë së Kosovës: Marrëveshja Kurti-Vuçiç, ilegjitime

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka protestuar para godinës së qeverisë së Kosovës, pasi kundërshton marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve midis dy vendeve.

Protestuesit lëshuan tymuese dhe vendosën flamuj të bardhë para godinës së qeverisë së Kosovës.

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj është shprehur se marrëveshja s’ka legjitimitet dhe është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.

 “Kurrgjë s’ka ndërruar në Serbi, që më ndërruar qëndrimin Kosova. I vetmi që ka ndryshu kryeministri  i cili tani po e don pushtetin më shumë se sa shtetin. Për ne është e qartë se cilën Kosovë e duam. E duam Kosovën të gjithë pa dallime, e duam Kosovën e UÇK-së.. Atëherë kur është dasht ta përdor për kundërshtarët e vet politikë, e ka pagëzuar Asociacionin si Zajednicë.  Tani që u themelua, Asociacionin po e quan vetë menaxhim”, theksoi Molliqaj.

Sipas tij, qeveria Kurti ka lejuar krijimin e Zajednicës në veri të Kosovës. 

“Refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimit të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme”, ka thënë Molliqaj.

/rtsh.al/