RTSH 24 Live

Kosovë

Takimi i Ohrit, Albin Kurti: S’ka ende një dokument përfundimtar për zbatimin e planit të BE-së

18/03/2023

Takimi i Ohrit, Albin Kurti: S’ka ende një dokument përfundimtar për zbatimin e planit të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ende nuk ka një dokument përfundimtar sa i takon planit të zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Duke folur për gazetarët në Ohër, ai tha se për tekstin e këtij plani do të diskutohet gjatë takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Do të kemi bisedime për planin e zbatimit, sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, nuk mund të ketë marrëveshje.

Përveçse jam optimist, kam ardhur me qëllim të mirë, me vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët, që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të raporteve”, u shpreh Kurti.

Ndërsa shtoi se do të bëjë “më të mirën për Kosovën dhe të gjithë qytetarët, pa dallim”.

/rtsh.al/