RTSH 24 Live

Botë

Takimi Biden-Putin, një mundësi për NATON për të rivendosur komunikimin mes ushtrive

13/06/2021

Takimi Biden-Putin, një mundësi për NATON për të rivendosur komunikimin mes ushtrive

Në të gjithë Europën, ekspertët e sigurisë dhe ish oficerët ushtarakë dhe diplomatikë  kanë paralajmëruar se tensionet midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s janë në nivelin më të lartë që pas Luftës së Ftohtë.

Përvoja ushtarake ka dëshmuar se incidentet e rrezikshme ndodhin në momentet kur mjetet e komunikimit ose planet për mbajtjen në kontroll të krizës janë në nivelet më të dobëta. Kështu që ekziston mundësia që një palë e tretë mund të përdorë dezinformimin ose mashtrimin për të nisur një konfrontim midis Rusisë dhe një vendi perëndimor.


NATO dhe Rusia kanë  interes të përbashkët për të siguruar që ka burime të mjaftueshme midis forcave të armatosura për të menaxhuar dhe zvogëluar rreziqet.

Përkundrazi: Menaxhimi i këtyre rreziqeve është edhe më thelbësor në një kohë kur tensionet e thella politike ka gjasa të mbesin.

Organizata, Rrjeti Europian i Lidershipit , ka mbajtur takime të shumta të ish-udhëheqësve të lartë ushtarakë dhe diplomatëve nga e gjithë Europa, SHBA dhe Rusia për të diskutuar rreth kompetencave pragmatike.


Kemi arritur në përfundimin se për të gjetur një rrugë praktike për zvogëlimin e rreziqeve, zyrtarët duhet të bazohen në atë që ekziston tashmë dhe në atë që funksionon. Masat praktike dhe konkrete kanë më shumë gjasa të jenë efektive:

–NATO duhet të aktivizojë dhe zgjerojë mjetet ekzistuese të komunikimit midis dy udhëheqësve të saj më të vjetër ushtarakë dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, për t’i bërë takimet më të strukturuara, më të rregullta dhe më përfshirëse.

–Kjo duhet të bëhet e ditur në takimin mes Biden-Putin. Mbi të gjitha, është në interesin e NATO-s që një grup më i gjerë i Aleatëve, jo vetëm SHBA, të jetë në gjendje të ruajë marrëdhëniet me Rusinë.

–Takimet e nivelit të lartë nuk duhet të drejtohen nga agjendat zyrtare, por më tepër duke marrë parasysh skenarët.

–Gjithashtu instrumentet ekzistuese dhe marrëveshjet formale (të tilla si marrëveshjet e incidenteve në det që ekzistojnë dypalëshe midis Rusisë dhe disa vendeve të NATO-s dhe  Dokumenti i Vjenës ) duhet të bëhen edhe më të qarta.

–Hapat e mëtejshëm të mundshëm mund të përfshijnë përmirësimin e marrëdhënieve mes ushtarëve ruse në selinë ushtarake të NATO-s dhe në çështje të tjera kryesore operacionale, të tilla si Komanda Ajrore e NATO-s (AIRCOM) dhe Qendra e Operacioneve të Mbrojtjes së Raketave Balistike.

Fushat kryesore ku ka nevojë për dialog

Janë pesë fusha kryesore ku ka nevojë për dialog NATO-Rusi:

–Shmangia e një krize të mundshme nga vendosja e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme në Europë.

–Diskutime rreth doktrinave të mbrojtjes. Kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e keqkuptimeve dhe perceptimeve të gabuara.

–Një mekanizëm i përmirësuar për të njoftuar vendndodhjen dhe shkallën e stërvitjeve – duke përfshirë stërvitje të menjëhershme. Mekanizmat e akorduar shumëpalësh nuk po funksionojnë; një stërvitje private Rusi-NATO mund të funksionojë më mirë.

–Transparencë më e madhe në lidhje me avionët bombardues afër kufijve të NATO-s / Rusisë. Pasi këto sinjalizojnë qëllimin agresiv dhe janë një mundësi e hapur  për keqinterpretim.

–Fillimi i diskutimeve në lidhje me rreziqet e ardhshme të teknologjive të reja ushtarake, duke përfshirë raketat hipersonike.

Kjo do ti inkurajojë të marrin në konsideratë  rreziqet në të ardhmen sesa thjesht zgjidhjen e problemeve të djeshme.