RTSH 24 Live

Rajon

Takim Kurti-Vuçiç në Slloveni, në prani të Merkel dhe Macron

06/10/2021

Takim Kurti-Vuçiç në Slloveni, në prani të Merkel dhe Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media pas sesionit të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni, tha se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e në takim prezentë ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiç nuk dha detaje se për çfarë është folur në takim, por tha se i ka shtruar një pyetje Kurtit.

“Në një pyetje që i shtrova Kurtit, Macroni e kuptoi shumë mirë. Në fakt e kuptojnë të gjithë”, tha Vuçiç, duke mos dhënë më shumë detaje, por, përsëriti mesazhin për anëtarësimin e Serbisë në BE. Tha se pa zgjidhjen e Kosovës nuk ka BE për Serbinë.

“Pa zgjidhje të problemit me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Tash a duhet të njohim apo jo, këtë nuk mund ta them, pasi nuk ma ka kërkuar askush. Ndoshta mund të flitet korridoreve, por mua nuk ma ka kërkuar askush”, ka thënë Vuçiç.