RTSH 24 Live

Botë

Tajfuni godet Hong Kongun, mbyllen shkollat, bursat dhe institucionet publike

13/10/2021

Tajfuni godet Hong Kongun, mbyllen shkollat, bursat dhe institucionet publike

Për shkak të tajfunit që goditi të mërkurën Hong Kongun, autoritetet në këtë rajon të veçantë administrativ pezulluan mësimin, tregtimin në bursë dhe të gjitha institucionet publike.

Shiu i rrëmbyeshëm i shkaktuar nga tajfuni "Kompas" mund të përmbyt zonat fushore dhe banorët duhet të marrin masa paraprake, njoftoi observatori i Hong Kongut.

Tajfuni solli erëra me shpejtësi prej 83 kilometrash në orë dhe goditje deri në 101 kilometra në orë.

Erërat pritet të dobësohen gradualisht pasdite.

Tajfuni pritet të kalojë pjesën veriore të Detit të Kinës Jugore drejt provincës ishullore jugore kineze të Hainan-it dhe më pas do të godasë veriun e Vietnamit, njoftoi observatori.

Tajfuni "Kompas" më parë ka shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje në veri të Filipineve, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave ndërsa shtatë të tjerë llogariten si të zhdukur./AA