RTSH 24 Live

Ekonomi

Tabaku: PD amendament për uljen e TVSH në 6 %

25/11/2021

Tabaku: PD amendament për uljen e TVSH në 6 %

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se do propozojë në emër të Partisë Demokratike një amendament për uljen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 6%.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku tha se 120 amendamente ka prezantuar PD në 9 vite. “Kisha hequr dorë të prezantoja amendamente se këtu ku ka arritur situata për paketën fiskale me mungesën e vizioni, rritjet e taksave, me dëmtimin e shtrese së mesme me rritjen të  vazhdueshmet taksave për shtresën e mesme, unë nuk besoj se situata mund të korrigjohet. Por duke patur parasysh situatën e vështirë ekonomike, rritjen e paprecedent të çmimeve sidomos të shportës atyre ushqimore, grupi i parlamentar i PD-së gjykojë që duhet të prezantojmë një amendament për uljen e TVSH për produkte e shportës ushqimore nga 20% në 6% si një mjet  për të nxitur konsumin”, theksoi ajo.

Tabaku shton se produkte ushqimore në tregjet me pakicë kanë pasur një rritje prej 30% të çmimeve. “Grupi i PD ka kërkuar 2 muaj më parë interpelancë për rritjen e çmimit të miellit e të bukës dhe ka dy muaj që është me COVID-19 Drejtoresha e Autoriteti të Konkurrencës dhe nuk vjen”, tha ajo.