RTSH 24 Live

Politikë

Tabaku: Një qeveri e djathtë e PD-së do luftonte për taksa më të ulëta, për më shumë të ardhura!

26/09/2021

Tabaku: Një qeveri e djathtë e PD-së do luftonte për taksa më të ulëta, për më shumë të ardhura!
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi sot se sipaj saj varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës. Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj.“Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës. Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurrencës, përqendro ekonominë përmes oligarkisë. Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”, shkruan Tabaku.