RTSH 24 Live

Politikë

Tabaku: Borxhi publik ka shkuar në 80%

14/10/2021

Tabaku: Borxhi publik ka shkuar në 80%

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se borxhi publik ka shkuar në 80% e bashkë me PPP, po shkon në 95%.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku tha se “në çdo vendim që kanë marrë, në çdo ligj që kanë sjellë çdo ditë e më shumë kanë futur duart në xhepa e qytetarëve. Parlamenti voton symbyllazi, nuk bëjnë asnjë ndryshim, nuk shohin çfarë u sjellin. Po votoni kundër vaksinimit tha. Çfarë ka sot rritja e borxhit me 110 milionë euro? Ka 1 milion për vaksinat, ka për Teatrin Kombëtar. Janë duke sfiduar edhe Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë fonde bashkisë së Tiranës  për Teatrin Kombëtarë, janë duke kaluar fonde për mirëmbajtje të AKSHI-t, janë duke dhënë fonde për drone të gjitha të parashikueshme”.

Sipas saj, “nuk mund ta kthejmë Parlamentin në një noter të çdo ndryshimi buxhetor që këta duan të bëjnë”.

“38 akte normative ndryshime kanë vetëm vitin e kaluar, 28 këtë vit. Çfarë është kjo? Paaftësi, arrogancë, korrupsion që jo vetëm buxheti por dhe Kushtetutën e kanë kthyer në një fletore bakalli. Unë nuk e di a ka qeveri që 4 herë brenda vitit të ndryshojë buxhetin, Nuk e di që a ka qeveri që në fillim të viti 2021 nuk e di se do të vaksinojmë, është minimumi i përgjegjësisë zyrtarë, minimumi i përgjegjësisë para qytetarëve dhe pastaj vijnë e na shesin ne fonde për rindërtimin dhe tërmetin. Do marrim borxh për të ulur borxhin tha ministrja e Financava. E pranojnë vet, në 80% nivelin e borxhit publik për ta ulur ne 45% tha po ministrja e Financave sot”, tha Tabaku.

Ajo theksoi se “i gjithë akti normativë për ndryshimin e buxhetit ka një gjë në thelb, janë fonde që u përdoren për fushatën elektorale, parapagesa për kompanitë, qoftë edhe për Unazën e Tiranës, qoftë për projekte të tjera që kanë tenderuar vetë që thjeshtë i formalizuan i futën në një akt normativë, i paketuan dhe ja se i miraton Parlamenti.

Tabaku theksoi se se “Kryeministri deklaroi se janë rritur me 50% importe ku në fakt janë ulur me 15%. Çdo gjë është në funksion të propagandës. Unë nuk e besoj dot si mundet të kemi një mohim të tillë të realitetit. Sesi mundet që borxhi publik që ka shkuar 80% e bashkë me PPP po shkon në 95% të konsiderohet si meritë”.

Duke folur për deklaratën e FMN-s, Tabaku tha se “dy element tha FMN, nuk ka dhëna të sakta për ekspozimet e qeverisë për risqet. Garancitë të cilët merren për kompanitë e sektorit publik, Ujësjellës-Kanalizime për energjinë elektrike, janë duke vendosur në risk buxhetin si ajo që do vendosnin për sistemin e OSHEE. Kosto e larta të kontratave korruptive, 20 milionë euro shkojnë, por çfarë thoshte FMN për të tjera të ngjashme dhe çfarë thotë BB të ngjashme. Korridori i Bosnjës që financohet nga fondet e BE ka kushtuar 10 milionë euro, rruga Nish-Merdarë 7.7 milionë euro për km. Kostot e rrugëve në Shqipëri janë dy herë më të larta  se vendet e rajonit, dhe këtë po miratojmë sot, nuk po miratojmë vaksinimin. Ne po miratojnë sa herë mblidhemi kontrata e tyre korruptive”.