RTSH 24 Live

Kuzhinë

Super kek me portokall dhe arra

19/01/2021

Super kek me portokall dhe arra

Butësi, shkriftësi, sy, përkëdhelje, aromë, të gjitha i ka ky kek!

Përbërësit:

Tre vezë në temperaturë ambienti
Një gotë uji sheqer kaf të trashë
Një kapje gishtash kripë
Një fryrës keku
100 ml vaj misri
Dy portokaj të shtrydhur
Lekurën e një portokalli të grirë imët në rende
Miell aq sa brumi të jetë elastik në trazim
Një grusht plot me arra
Pak gjalp për të lyer formën e kekut në fund
Pluhur sheqeri për dekorim

Përgatitja:

Përzieni fillimisht vezët me sheqerin dhe lekurat e portokallit dhe trazojeni me rrahësen e dorës së telit. Hidhni më pas kripën, vajin dhe lëngun e portokallit dhe pasi të jetë krijuar tretësira shtoni miellin, pluhurin pjekës. Në fund, shtoni arrat e shtypura. Hidheni në formën pjekëse dhe për 40 minuta në 180 gradë piqeni.

Këshillë: Gjithmonë keku shijohet mirë pas disa orësh, pasi kullon mirë!

Marrë në https://www.instagram.com/dashuri_per_lugen/