Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do të jetë e dukshme të mërkurën dhe të enjten nga e gjithë bota.
Do të jetë një shans i rrallë për të parë atë që njihet si superhëna blu, e fundit ishte në vitin 2009.
Kjo “Hënë blu” njihet edhe si superhëna dhe do të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Kjo për shkak se Hëna është afër pikës më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës.
Emri i Hënës nuk ka të bëjë fare me ngjyrën, por quhet kështu sepse nuk hyn në skemën e zakonshme të Hënave të emërtuara.
Kulturat në mbarë botën u japin emra Hënave të plota. Një Hënë e plotë në përgjithësi ndodh një herë në muaj, që do të thotë se një vit mesatar ka 12. Por fazat e Hënës në fakt kërkojnë 29.5 ditë për të përfunduar, ose 354 ditë për 12 cikle.
Kjo është më pak se 365 ditët në një vit kalendarik, kështu që afërsisht çdo dy vjet e gjysmë, shihet një Hënë e plotë e 13-të. Hëna e fundit blu ishte në gusht 2021 dhe hëna tjetër do të jetë në 2026./BBC/
/rtsh.al/