RTSH 24 Live

Kronika

Sulmohet zyra elektorale e PS-së në Berat

30/03/2021

Sulmohet zyra elektorale e PS-së në Berat

Një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Berat ështe qëlluar me gurë. Bëhet fjalë për zyrën e PS-së në lagjen “30 Vjetori”, që ndodhen në anë të rrugës kryesore të qytetit. Dëmi është konstatuar mëngjesin e kësaj të marte. Pas konstatimet, është njoftuar policia.Mësohet se policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën.