RTSH 24 Live

Botë

Sulmohet me thikë në zyrën e tij lideri i opozitës turke

08/12/2022

Sulmohet me thikë në zyrën e tij lideri i opozitës turke

Lideri i partisë opozitare turke “Partia e Inovacionit”, Öztürk Yılmaz është sulmuar me thikë. Ngjarja ndodhi në zyrën e liderit të opozitës në Ankara, ndërsa autorit mbetet ende i paidentifikuar.

Autoritetet turke thanë se Ozturk Yilmaz humbi një sasi të konsiderueshme gjaku pasi është qëlluar tre herë më thikë dhe është shtruar në një spital në Ankara. Autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen.

Yilmaz njoftoi së fundmi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale turke të vitit 2023. Muajin e kaluar, ai nënvizoi se donte "të luftonte, të lante hesapet e vjetra dhe të ndryshonte plotësisht sistemin që krijoi presidenti Rexhep Tajip Erdogan ".

/rtsh.al/