RTSH 24 Live

Botë

Sulmi në Teksas, Papa Françesku: Duhen kontrolle më forta të armëve!

25/05/2022

Sulmi në Teksas, Papa Françesku: Duhen kontrolle më forta të armëve!

Pas tragjedisë që ndodhi në një shkollë fillore në Teksas, ku një 18-vjeçar hapi zjarr duke lënë të vdekur 19 fëmijë dhe 2 mësuese, ka reaguar dhe Papa Françesku, i cili bën thirrje për kontrolle më të forta të armëve, për të shmangur ngjarje të tilla të rënda.  “Zemra ime është thyer për të shtënat masive në shkollën fillore në Teksas,” tha ai. Po ashtu, lidhur me sulmin e rëndë kanë reaguar dhe Kryeministri i Sllovakisë, Irlandës dhe kryeministrja e Finlandës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndaj familjeve që humbën të afërmit e tyre.

“Isha thellësisht i pikëlluar nga lajmi nga Teksasi, ku jetët e fëmijëve u morën në një tërbim vrastar,” tha kryeministri sllovak Eduard Heger.

 “Zemra ime është me të gjithë ata që humbën fëmijët dhe të dashurit e tyre gjatë të shtënave masive në një shkollë fillore në Teksas”, tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

/rtsh.al/