RTSH 24 Live

Aktualitet

Sulmi ndaj Berishës, ambasada britanike në Tiranë: Dhuna s’ka vend në demokraci!

06/12/2022

Sulmi ndaj Berishës, ambasada britanike në Tiranë: Dhuna s’ka vend në demokraci!

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar ndaj sulmit kundër kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën antiqeveritare të së martës ndërsa në Tiranë po mbahej Samiti BE - Ballkanit Perëndimor. 

Në një postim në Twitter, ambasada britanike shkruan se do të mbështesë gjithnjë të drejtën për protestë paqësore ndërsa e konsideroi ngjarjen një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë.

"Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës" shkruan ambasada britanike në Tiranë.

Më parë ngjarjen e kishin dënuar edhe ambasada e SHBA, ajo e BE dhe misioni i OSBE-së. 

 

/ rtsh.al /