RTSH 24 Live

Ekonomi

Sulmi kibernetik, QKB: Afati për dorëzimin e bilanceve për bizneset, shtyhet deri më 15 shtator

02/08/2022

Sulmi kibernetik, QKB: Afati për dorëzimin e bilanceve për bizneset, shtyhet deri më 15 shtator

Qendra Kombëtare e Biznesit bëri të ditur sot se afati për dorëzimin e bilanceve për bizneset, do të shtyhet deri më 15 shtator 2022. Subjektet tregtare do të kenë kohë deri më mes të shtatorit që të depozitojnë pasqyrat financiare të vitit 2021.

“Duke u nisur nga problematikat e hasura nga subjektet tregtare ditet e fundit, per kryerjen me sukses te aplikimeve per depozitimin e pasqyrave finnanciare te vitit raportues 2021, njoftojme se, bazuar ne parashikimet e Kodit te Procedurave Administrative, afati i depozitimit te tyre shtyhet deri ne date 15.09.2022”, thuhet në njoftimin e QKB.

Shtyrja e afatit të bilanceve, që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Financave, po bëhet për shkak të problemeve që kanë hasur subjektet në dorëzimin e tyre, si pasojë e sulmit kibernetik që goditi shërbimet shtetërore, duke bërë që portali e-Albania të mos funksionojë për disa ditë. Bizneset që nuk dorëzojnë brenda afatit të ri bilancet e vitit 2021, do të gjobiten me 60 mijë lekë.

/rtsh.al/