RTSH 24 Live

Botë

Sulmi izraelit ndaj selisë së Hezbollahut, ambasada e Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

3 orë para

Sulmi izraelit ndaj selisë së Hezbollahut, ambasada e Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

Ambasada e Iranit në Liban ka deklaruar se sulmi izraelit në periferitë jugore të Bejrutit që synonin selinë e Hezbollahut përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm që ndryshon rregullat e lojës që sipas Teheranit, Izraeli do marrë dënimin e merituar.

Ky krim i dënueshëm… përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm që ndryshon rregullat e lojës”, thuhet në njoftimin e ambasadës iraniane.

Ndërkaq, mediat izraelite raportojnë se një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se Izraeli njoftoi SHBA-në për sulmin e madh ajror të IDF në Bejrut pasi aeroplanët ishin tashmë në ajër dhe operacioni ishte në zhvillim e sipër.

Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndonjë njohuri paraprake për sulmin”, tha një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti.

Po ashtu, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë është shprehur se SHBA-të nuk janë informuar nga Izraeli për ndonjë operacion në Bejrut sot, duke shtuar se Uashingtoni është ende duke mbledhur më shumë informacion.

Nga ana tjetër, ministria libaneze e Shëndetësisë bëri të ditur se të paktën 2 persona janë vrarë dhe 76 të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut.

/rtsh.al/