RTSH 24 Live

Kosova

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit, Meta përkujton dëshmorin shqiptar të rënë në Kandahar

11/09/2021

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit, Meta përkujton dëshmorin shqiptar të rënë në Kandahar
"Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!" shkruan në një status special presidenti shqiptar Ilir Meta.
"Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.
Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.
Mirënjohje për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmit!" shkruan zoti Meta.
Me këtë rast zoti Meta  zgjodhi të kujtojë dëshmorin shqiptar Feti Vogli, që ra në krye të detyrës gjatë misionit luftarak “EAGLE 4” në Kandahar të Afganistanit në shkurt 2012-ës. "I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!" shkruan zoti Meta.