RTSH 24 Live

Botë

Sulmet ruse, ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavi

23/11/2022

Sulmet ruse, ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavi

I gjithë qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, është pa energji elektrike, pasi u raportuan sulme të gjera në të gjithë Ukrainën, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev. Vendi fqinj, Moldavia raportoi gjithashtu ndërprerje masive të energjisë elektrike, megjithëse nuk është goditur drejtpërdrejt nga raketat.

Kryetari i bashkisë së Lviv u bëri thirrje njerëzve të strehohen, ndërsa kreu i rajonit më të gjerë të Kievit tha se infrastruktura kritike dhe shtëpitë ishin goditur. Rusia ka shtuar kohët e fundit sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës.

Ndërprerjet e planifikuara dhe të paplanifikuara janë bërë të zakonshme në shumë pjesë të Ukrainës si rezultat i sulmeve të fundit.

Sulmet ruse kanë dëmtuar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës dhe miliona njerëz janë pa energji ndërsa temperaturat bien për dimër.

Ditët e fundit, kreu i firmës më të madhe private të energjisë në Ukrainë tha se njerëzit duhet të konsiderojnë largimin nga vendi për të reduktuar ngarkesën në rrjetin e energjisë elektrike të vendit./ BBC

/rtsh.al/