RTSH 24 Live

Kulturë

Sulmet në shkollat amerikane, Adelina Emini mes muzikës dhe mesazhit për një shoqëri pa urrejtje

29/03/2023

Sulmet në shkollat amerikane, Adelina Emini mes muzikës dhe mesazhit për një shoqëri pa urrejtje

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Emini, e ftuar sot në emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu zbuloi ekskluzivisht projektin e ri muzikor.

Studimet post-doktorale në Universitetin Shtetëror të Floridës, i kanë dhënë mundësinë asaj të angazhohet edhe me fondacione të ndryshme.

Në një prej aktiviteteve atje, Emini u takua me themeluesin e fondacionit “Maura’s Voice”, që ka në fokus kërkimet dhe fushtatat kundër vrasjeve të shpeshta që kanë ndodhur në shkollat amerikane. “Ata kanë kërkuar që unë të jem pjesë e fushatës dhe të këndoj një këngë në gjuhën angleze. Mesazhi kryesor është që në universitete dhe në shoqëri të shpërndahet shumë dashuri, paqe dhe jo urrejtje.”

Fondacioni është themeluar nga babai i një prej studenteve që ka qenë viktimë e një sulmi. Ngjarja ka ndodhur para tre vitesh, ku dy studentë dhe dy profesorë të Universitetit të Floridës, që ndodheshin në studion e yoga-s janë sulmuar pa shkak nga një vrasës. “Falë këtyre fushatave duan të ndërgjegjësojnë studentët dhe komunitetin për një fenomen kaq të pranishëm në Amerikë. Siç ishte dhe rasti më i fundit, sulmi në një shkollë në Nashville. Ky fondacion po mundohet të sjellë mesazhin për më shumë bashkëpunim dhe mbështetje mes vetes, të duam më shumë njëri-tjetrin.”

Adelina zbulon se kënga është shkruar nga Darko Dimitrov dhe Lindon Berisha. “Ka dalë një këngë e bukur. Tani jemi në fazën e përgatitjes së videoklipit.” – përfundon këngëtarja.

Në një prej aktivitetetve u takova me një themelues të një fondacioni për hulumtime dhe fushata të ndryshme sepse e dime që në shumë universiteteve ndodhin vrasje të shpeshta duke sulmuar dhe vrarë student e pafajshëm.

/rtsh.al/