RTSH 24 Live

Kosova

Sulmet kirbernetike, bisede telefonike midis presdientit Biden dhe Putin

11/07/2021

Sulmet kirbernetike, bisede telefonike midis presdientit Biden dhe Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden bisedoi me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin për ndihmat humanitare për refugjatët në Siri dhe sulmet kibernetike ruse kundër bazës së të dhënave të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me bisedën telefonike Joe Biden-VladimirPutin, shkruhej: “Liderët përgëzuan punën e përbashkët të ekipeve përkatëse të të dy vendeve pas Samitit SHBA-Rusi sot (dje) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që çoi në rinovimin unanim të ndihmës humanitare ndërkufitare për Sirinë."

Në deklaratë bëhet e ditur se Biden foli gjithashtu me Putinin për sulmet kibernetike të grupeve me bazë në Rusi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera në botë.

“Presidenti Biden nënvizoi nevojën që Rusia të ndërmarrë veprime për t’i goditur grupet kibernetike që veprojnë në Rusi dhe theksoi se ai është i përkushtuar për vazhdimin e angazhimit për t’u përballur me kërcënimin e gjerë që paraqesin këto sulme. Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë të drejtën për të "mbrojtur popullin e tyre dhe infrastrukturën jetike", njoftoi Shtëpia e Bardhë.