RTSH 24 Live

Botë

Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të vrarë

3 orë para

Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të vrarë

Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e profesionistëve të medias të vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar në 189.

Sipas zyrës së mediave të Gazës, bëhet e ditur se viktima është Wael Ibrahim Abu Quffa. Ai ishte gazetar dhe ligjërues në Departamentin e Gazetarisë dhe Medias në Universitetin Islamik të Gazës.

Zyra e medias dënoi vrasjen dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhynte, duke i përshkruar sulmet ndaj gazetarëve si sistematike.

Gjithashtu u bëri thirrje organizatave dhe qeverive ndërkombëtare që "të konsiderojnë Izraelin përgjegjës duke ndërmarrë veprime ligjore në gjykatat ndërkombëtare dhe të bëjnë presion mbi Izraelin për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza".

Izraeli ka nisi sulmin në Rripin e Gazës pas goditjes nga grupi palestinez Hamas në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 44,000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 104,000.

Viti i dytë në Gazë ka tërhequr një dënim në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar popullsinë.

/rtsh.al/