RTSH 24 Live

Botë

Sulm me shigjeta, disa të vrarë në Norvegji

13/10/2021

Sulm me shigjeta, disa të vrarë në Norvegji

Një ngjarje tronditëse dhe e pazakonte ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Norvegji, ku disa persona janë vrarë pasi u sulmuan me shigjeta. Sipas BBC, një person ka qëlluar me shigjeta disa qytetarë, ku disa prej tyre ndërruan jetë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Policia njoftoi një incident në qytetin Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo rreth orës 18:30 me kohën lokale. Deri më tani nuk dihet numri i saktë i personave që kanë vdekur gjatë këtij sulmi, teksa policia norvegjeze ka bërë të ditur se dy banorë të zonës janë dërguar në spital.

E pazakontë! Sulm me shigjeta, disa të vrarë në Norvegji

Dhjetëra automjete të urgjencës thuhet se janë në vendngjarje, përfshirë ambulanca, makina policie dhe helikopterë.