RTSH 24 Live

Kronika

Sukth, të shtëna me armë zjarri, vritet brenda dyqanit të tij 48-vjeçari

18/05/2022

Sukth, të shtëna me armë zjarri, vritet brenda dyqanit të tij 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme (18 maj) në Sukth të Durrësit.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua në qendër të Sukthit, ku 48-vjeçari me inicialet A. M.(I.) është qëlluar me automatik nga një person ende i paidentifikuar, teksa ndodhej në dyqanin e tij.

48-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Policia njofton se ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

/rtsh.al/