RTSH 24 Live

Lifestyle

Stuhi pluhuri në botën e largët, Teleskopi James Webb zbulon pamjet mahnitëse

22/03/2023

Stuhi pluhuri në botën e largët, Teleskopi James Webb zbulon pamjet mahnitëse

Një stuhi e furishme pluhuri është vërejtur për herë të parë në një planet jashtë Sistemit tonë Diellor. Ai u zbulua në ekzoplanetin e njohur si VHS 1256b, i cili është rreth 40 vite dritë nga Toka.

U deshën aftësitë e jashtëzakonshme të teleskopit të ri hapësinor James Webb për të bërë zbulimin. Grimcat e pluhurit janë silikate, kokrra të vogla që përmbajnë silikon dhe oksigjen, të cilat formojnë bazën e shumicës së mineraleve shkëmborë.

Por stuhia e zbuluar nga Webb nuk është i njëjti fenomen që do të kishim në një rajon të thatë dhe të shkretë të planetit tonë. Është më shumë një mjegull shkëmbore.

"Është njësoj sikur të kishit marrë kokrra rëre, por shumë më të imta. Po flasim për kokrra silikate me madhësinë e grimcave të tymit. Kështu do të ishin retë në VHS 1256b, por shumë më të nxehta. Ky planet është një objekt i nxehtë dhe i ri. Temperatura në majë të reve është ndoshta e ngjashme me temperaturën e një flake qiri", shpjegoi Prof Beth Biller nga Universiteti i Edinburgut.

VHS 1256b u identifikua për herë të parë nga teleskopi Vista në vitin 2015. Ai që quhet "super Jupiter", një planet i ngjashëm me gjigantin e gazit në sistemin tonë diellor, por shumë më i madh, ndoshta 12 deri në 18 herë më i madh se masa. Ai rrethon disa yje në distancë të madhe, rreth katër herë më shumë se distanca e Plutonit nga Dielli ynë./ BBC

/rtsh.al/