RTSH 24 Live

Lifestyle

Studimi/ Gjumi i thellë ju mbron nga humbja e kujtesës, Alzheimeri dhe demenca

05/05/2023

Studimi/ Gjumi i thellë ju mbron nga humbja e kujtesës, Alzheimeri dhe demenca

Gjumi i mirë është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies për shumë arsye, por studimet e reja tregojnë se gjumi i thellë mund t’ju mbrojë edhe nga humbja e kujtesës që lidhet me Alzheimerin.

Shkencëtarët zbuluan se gjumi i thellë, me valë të ngadalta mund t’ju mbrojë ndaj humbjes së kujtesës, sidomos për ata që rrezikohen nga sëmundja e Alzheimerit. Por njëherësh mund t’ju mbrojë ndaj demencës.

Autorja e studimit Zsófia Zavecz, e Qendrës së Universitetit të Kalifornisë, Berkeley për Shkencën e Gjumit Njerëzor theksoi se “njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se, pavarësisht se kanë një nivel të caktuar të patologjisë së trurit, ekzistojnë disa faktorë të stilit të jetesës që do të ndihmojnë në moderimin dhe uljen e efekteve negative. Një nga këta faktorë është edhe gjumi, veçanërisht gjumi i thellë”, tha Zavecz në një njoftim për lajmet universitare.

Studiuesit kishin zbuluar më parë se rënia e sasisë së gjumit të thellë te një person mund të parashikonte shkallën e akumulimit të beta-amiloidit në tru në të ardhmen.

Nëse ne besojmë se gjumi është kaq kritik për kujtesën, mund të jetë gjumi një nga ato pjesët që mungojnë në enigmën shpjeguese që do të na tregonte saktësisht pse dy njerëz me të njëjtat sasi të patologjisë vicioze dhe të rëndë amiloide kanë kujtesë shumë të ndryshme?”, u shpreh  Mattheë Ëalker, profesor i neuroshkencës dhe psikologjisë në UC Berkeley.

Sipas Walkerit të qenit fizikisht aktiv dhe të pasurit më shumë angazhime sociale mund ta bëjnë një person më elastik.

Nëse gjetjet do të mbështesnin hipotezën, do të ishte emocionuese, sepse gjumi është diçka që ne mund ta ndryshojmë. Është një faktor i modifikueshëm”, tha Walker.

Studimi përfshiu 62 të rritur të shëndetshëm të moshuar të paprekur nga demenca.

Ata kanë fjetur në laborator ndërsa studiuesit monitoruan valët e tyre të gjumit me një makinë elektroencefalografie (EEG).

Më pas ekipi përdori një tomografi me emetim pozitron (PET) për të matur sasinë e depozitave beta-amiloide në trurin e pjesëmarrësve në studim, transmeton upi.com.

Ndërsa gjysma e pjesëmarrësve kishin sasi të larta të depozitave të amiloidit, gjysma tjetër jo.

/rtsh.al/