RTSH 24 Live

Teknologji

Studimi: 90 për qind e adoleshentëve posedojnë një iPhone

03/05/2021

Studimi: 90 për qind e adoleshentëve posedojnë një iPhone

Nëntë nga dhjetë adoleshentë kanë një iPhone në vend të një telefoni Android tani. Sipas një raporti të ri nga Piper Sandler, i cili përfundoi një sondazh me më shumë se 7,000 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara thuhet se 88% e adoleshentëve thanë se kanë një iPhone.

Edhe më interesant është fakti se 90% e tyre presin që telefoni i tyre i ardhshëm të jetë gjithashtu një iPhone. Të dyja këto janë me sa duket, rekordet e të gjitha kohërave lidhur me studimin.

Lajmi i mirë nuk është vetëm për sa i përket iPhone, për Apple. Ndërsa paraja është ende forma numër një e preferuar e pagesës, për adoleshentët Apple Pay është mënyra e dytë më e popullarizuar e kryerjes së blerjeve online . Venmo ama, thuhet se është aplikacioni më i popullarizuar i bërjes së pagesave online, mbi konkurrentët e shumtë si aplikacionet Cash ose Paypal etj.