Shërbimi psiko-social në Zyrën Arsimore Shkodër ka realizuar një studim, i cili tregon se 19.7% e nxënësve raportojnë se bullizohen.
Drejtorja e kësaj zyre, Brisela Kadija, tha se bazuar në të dhënat e studimit do të merren masa konkrete për parandalimin e çdo situate të metejshme. KRONIKË
2 ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohën. Shifrat e studimit të realizuar nga shërbimi psiko-social në zyrën arsimore Shkodër u bënë me dije gjatë një aktiviteti me mësuës, nxënës dhe prindër
Kadija tha se ka ardhur koha që Prindërit të jenë më përfshirës duke forcuar kështu trinomin prindër-mësues-nxënës
Fakti që 19.8% e nxënësve raportojnë se bullizohën mbetet një këmbanë alarmi për familjet, mësuesit, profesionistët social, institucionet e mbarë shoqërinë.
Gazetare: Nermin Spahiu
/rtsh.al/