RTSH 24 Live

Teknologji

Studimet mbi variantin afrikan: Ata që kanë kaluar virusin fillestar, më pak të mbrojtur ndaj mutacionit

19/01/2021

Studimet mbi variantin afrikan: Ata që kanë kaluar virusin fillestar, më pak të mbrojtur ndaj mutacionit

Shkencëtarët thonë se personat që kanë kaluar Covid-19 mund të jenë më pak të mbrojtur nga varianti i ri në Afrikën e Jugut, por shpresojnë se vaksina do funksionojë. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se varianti i ri lidhet më fortë tek qelizat njerëzore, ç’ka  shpjegon transmetushmërinë më të madhe. Varianti i quajtur 501Y.V2, është identifikaur nga ekspertët e genetikës në Afrikën e Jugut në vitin e kaluar dhe ka qenë nxitësi kryesor i valës së dytë të infeksioneve. “Studimet serologjike tregojnë se antitrupat natyror janë më pak efektivë”- tha Salim Abdyl, epidemiolog i lartë në Afrikën e Jugut, duke shtuar se të dhënat nuk sugjerojnë se varianti është më i ashpër. Shkencëtarët kanë thënë se nuk ka ende një përgjigje të qartë mbi ndikimin e varianteve të reja tek efektshmëria e vaksinave. Virologët në Afrikën e Jugut thonë se bota ka nënvlerësuar virusin dhe ai ka gjetur një mënyrë për t’i shpëtuar antitrupave të mëparshëm.   Ekspertët në vend kanë thënë se vaksina jep një reagim imunitar të gjerë dhe se nuk ka gjasa që mutacionet ta ç’bëjnë efektin e injeksionit. Eksperti i vaksinave, Willem Henekom, tha se sistemi imunitar është jashtëzakonisht i zgjuar dhe se kjo do të lejojë funksionin e vaksinës. Varianti i ri afrikan është përhapur në Europë,  Azi dhe amerikë, duke bërë që disa shtete të rivendosin masa të karantinës.