RTSH 24 Live

Botë

Stoltenberg: Kina nuk është kundërshtare e NATO-s, por afrimi me Rusinë është shumë shqetësues 

28/06/2022

Stoltenberg: Kina nuk është kundërshtare e NATO-s, por afrimi me Rusinë është shumë shqetësues 

Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë nevojën për një "ndryshim themelor" në mbrojtjen e NATO-s dhe vendet anëtare duhet të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në një mjedis gjeopolitik "të rrezikshëm" dhe "gjithnjë të paqëndrueshëm" , tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg  nga Madridi.

Ai bëri me dije edhe mesazhin që Samiti i Aleancës do t'i dërgojë Kinës, teksa tha: Ajo nuk është kundërshtare e NATO-s , por afrimi i saj me Rusinë është thellësisht shqetësues .

Në një fjalim para fillimit zyrtar të Samitit, i cili do të zhvillohet nesër, të mërkurën dhe të enjten, Jens Stoltenberg theksoi se Samiti do të përcaktojë rrjedhën e NATO-s në vitet e ardhshme, duke hartuar një plan veprimi.

“Për të qenë në gjendje të mbrohemi në një botë më të rrezikshme, duhet të investojmë më shumë në mbrojtjen e saj”, tha Stoltenberg./ CNN.gr

/rtsh.al/