RTSH 24 Live

Aktualitet

Stina e verës mbyllet me mot të kthjellët, rikthehen temperaturat deri në 41 gradë

14/08/2022

Stina e verës mbyllet me mot të kthjellët, rikthehen temperaturat deri në 41 gradë

Kjo javë rikthen të nxehtin saharian, pas një fundjave me prani të reshjeve të shiut të cilat u shoqëruan edhe me rënie të konsiderueshme të temperaturave, duke ndërprerë kështu përkohësisht stinën e verës.

Sipas meteorologes së RTSH Rezarta Xhakollari, kjo javë do të fillojë me diell dhe e qëndrueshme ku priten temperatura të larta.

Xhakollari theksoi se i nxehti do të jetë prezent deri në ditën e shtunë. Java e fundit e muajit gusht dhe stina e verës do të përmbyllet me një mot të paqëndrueshëm.

Nga e hëna deri të shtunë do jetë java e favorshme për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në brigjet e Adriatikut apo edhe detit Jon.

/rtsh/