Stefan Duka ka zgjedhur që moshën e pensionit ta kaloj duke u kujdesit ndaj tokave te tij, në të cilat ka mbjellë një shumëllojshmëri pemësh dhe perimesh.
Ai thotë se përveç se ushqehet me produktet të sigurta të cilat i ka prodhuar vet, një pjesë prej tyre i tregton duke siguruar kështu të ardhura të kënaqshme për familjen e tij.
“Kam 5 dynym që kam në aktivitet dhe i shfrytëzoj, gorricat i kam kthyer në dardhë, në mollë, ftonj, kam mbjell lajthi për nevojat e mia personale, siguroj dimrin por edhe për të shitur”, tha fermeri Stefan Duka.
Edhe pse në moshë , puna e bën të ndihet më i ri na thotë ndër të tjera Stefani.
“Nuk vuaj nga asnjë sëmundje, jam 76 vjeç ç’më ka dhënë perëndia i shijoj, ngrihem që në orën 5 dhe vij këtu punoj dhe kthehem”, u shpreh Stefan Duka.
Çdo vit në token e Stefan Dukës mbillen kultura të shumta bujqësore, 76vjeçari herë pas here ka eksperimentuar duke mbjell kultura të cilat nuk janë mbjellë me parë në këtë zone, siç është edhe boronica.
/RTSH/