Një sistem menaxhimi i mbyllur do të zbatohet gjatë tërë qëndrimit të sportistëve, zyrtarëve, pjesëmarrësve e gjithë të tjerëve që kanë lidhje me Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022, tha të enjten një zyrtar i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Foto: VCG

Foto: VCG

Të gjithë sportistët dhe pjesëmarrësit e Lojërave që janë vaksinuar plotësisht të paktën 14 ditë përpara se të udhëtojnë në Kinë do të hyjnë në sistemin e menaxhimit pas mbërritjes në Pekin, tha Han Zirong, nënpresident dhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit Organizator të “Pekin 2022” në një konferencë shtypi.

Kjo është pjesë e kundërmasave kryesore lidhur me COVID-19 të përfshira në versionin e dytë të udhëzimeve për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.