RTSH 24 Live

Aktualitet

Spitali Memorial i Fierit, Manastirliu: Stafi shqiptaro-turk punë fantastike, janë ofruar falas 140 mijë shërbime

05/08/2022

Spitali Memorial i Fierit, Manastirliu: Stafi shqiptaro-turk punë fantastike, janë ofruar falas 140 mijë shërbime

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar disa pamje nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit dhe rrëfime të pacientëve të shtruar aty. Ndërsa e konsideron këtë spital si një shërbim shembullor, Ministrja Manastirliu shkruan në rrjetin social Facebook se stafi mjekësor shqiptaro-turk po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në shërbim të banorëve të jugut. Ministrja bën me dije se në Spitalin Rajonal Memoriak të Fierit janë ofruar 140 mijë shërbime falas.

“Shërbim shembullor në Spitali Rajonal Memorial Fier, aty ku stafi mjekësor shqiptaro-turk po bën një punë fantastike në shërbim të banorëve të jugut. 1️4️0️ mijë shërbime janë ofruar falas dhe me cilësi në Memorial”, shkruan Manastirliu.

/rtsh.al/