RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali: Porti aktual i Durrësit është njollë dhe turp për qytetin, do e kthejmë në një nga më dinjitozët

24/11/2022

Spiropali: Porti aktual i Durrësit është njollë dhe turp për qytetin, do e kthejmë në një nga më dinjitozët

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se projekti i Portit të Durrësit është nga më dinjitozët, ku shtetit është partner me 33 %.

Teksa e cilëson portin aktual të Durrësit si një njollë të zezë mes qytetit, Spiropali thotë se projekti për këtë port do e kthejë Shqipërinë në një perlë të Mesdheut.

“Vini sot kur ne prezantojmë projektin më të madh për Shqipërisë dhe bëni pyetjet tuaja tmerrësisht banale, kush janë fatlumët që vjedhin pyesni sepse ashtu i bënit punët ju dhe jo ne. Mohamed Alabar ai është investitori, nuk ka maska siç jeni mësuar ju të bëni. Nuk keni lënë teori pa shpikur, jo po do na marrin portin antik. Porti aty është një njollë e zezë, një turp. Nuk mund të ketë Shqipëria atë port tregtar në mes të qytetit që më shumë lëshon tym sesa bën punë. Shqipëria do ketë një port nga më dinjitozët. Për herë të parë shteti shqiptar është partner me 33%. Ai investim do të kryhet. Nuk do ta ndyni ju emrin e investitorit me përcaktime raciste. Nuk ka as qilim fluturues, por zotëria ka para të pastra të ndërtuara nga puna e tij e ndershme. Ai port do ta kthejë Shqipërinë në një perlë të Mesdheut”, tha Spiropali.

/rtsh.al/