RTSH 24 Live

Botë

Spanjë – E djathta populiste ”Vox” synon qeverinë rajonale të Madridit

04/05/2021

Spanjë – E djathta populiste ”Vox” synon qeverinë rajonale të Madridit

Një parlament i ri rajonal do të zgjidhet sot në kryeqytetin spanjoll, Madrid, me partinë e djathtë populiste ”Vox” që shpreson të bëhet pjesë e qeverisë.

Sipas sondazheve, Partia Konservatore e Popullit me presidenten aktuale rajonale, Isabel Diaz Ayuso mund të dyfishojë pjesën e saj të votave nga zgjedhjet e fundit në rreth 40%.

Për të formuar një qeveri, megjithatë, Ayuso mund të duhet të mbështetet te ”Vox”, një perspektivë që ajo e përshkruan si joproblematike.

Koalicioni bashkoi të majtën e ndarë, e cila kërkoi një pjesëmarrje masive gjatë një fushate të ashpër zgjedhore.

Kryeministri socialist spanjoll, Pedro Sanchez paralajmëroi se një pakt i Partisë Konservatore të Popullit me ”Vox” mund të rrezikojë sistemin demokratik të të gjithë Spanjës./ATSH