RTSH 24 Live

Kronika

SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, operacion për verifikimin e dosjeve

24/09/2021

SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, operacion për verifikimin e dosjeve

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të hetimit “zbarkuan” këtë të premte në Hipotekën e Vlorës. Burime nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thonë se këtë mëngjes nisi një operacion për verifikimin e dosjeve, pasi dyshohet se prokurori i arrestuar Sali Hasa mund të ketë hipotekuar prona në emër të tij.
Oficerët e BKH-së po verifikojnë të gjitha dosjet, pasi Sali Hasa u arrestua për korrupsion dhe bashkë me ta në mjediset e Hipotekës gjenden edhe efektivë policie, por nuk dihet ende arsyeja.
Sakaq, po këtë të premte, u njoftua edhe ndryshimi në krye të Kadastrës së Vlorës, ku në vend të Klodian Trocit u emërua Reinard Meta. 
Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezultoi se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një person me precedent penal. 
Bashkë me të u vunë në pranga edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit.