RTSH 24 Live

Kronika

SPAK : Nuk jemi kompetentë për çështjen e 21 janarit 2011

09/02/2023

SPAK : Nuk jemi kompetentë për çështjen e 21 janarit 2011

SPAK ka shpallur moskompentencë për kallëzimet lidhur me çështjen e 21 janarit 2011, pas kallzimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste. Gjatë protestës antiqeveritare të PS në atë kohë në opozitë, para selisë së qeverisë së kryeministri Sali Berisha mbetën të vrarë 4 protestues.
Prokuroria e Posaçme SPAK vlerëson se duhet të jetë Prokuroria e Tiranës kompetente për ta vlerësuar këtë çështje, duke qenë se e ka pasur edhe më herët në dorë hetimin e ngjarjes dhe se SPAk heton raste të korrupsionit në nivele të larta, apo grupet e organizuara kriminale. 

E vetmja mënyrë që SPAK të hetojë këtë çështje, është vetëm në rast vërtetimi se urdhrat për vrasjen e katër protestuesve kanë ardhur nga njerëz të politikës. 

Dy javë më parë Partia Socialiste dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncuan në SPAK publikimin e një audio përgjimi ku dëgjohen oficerë të gardës të shkëmbejnë urdhëra për mënyrën se si vepruan ditën e 21 janarit ku gjatë asaj proteste mbetën të vrarë 4 protestues.

Opozita nga ana e saj e konsideron këtë hap të hedhur nga maxhoranca si pjesë të luftës politike. 

/ rtsh.al /