RTSH 24 Live

Kronika

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 17 të pandehur, mes tyre 5 punonjës të Kadastrës Tiranë

27/01/2022

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 17 të pandehur, mes tyre 5 punonjës të Kadastrës Tiranë

SPAK ka mbyllur hetimet për 17 persona të cilët janë të akuzuar për tjetërsim pronash në Kadastrën e Tiranës.

Gjatë hetimeve të kryera pas referimit nga Policia e Tiranës të materialeve në SPAK, ka rezultuar se Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, dhe disa persona të tjerë janë të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

SPAK njofton se i pandehuri Admir Burri në bashkëpunim me të pandehurit Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha në disa raste kanë ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësit shtetëror dhe në disa raste kanë ofruar përfitim monetar për të kryer ose mos kryer veprime në lidhje me aplikime/kërkesa të bëra nga shtetas të ndryshëm, për marrjen e shërbimeve të ndryshme kadastrale.

Po ashtu, në dosjen që ka dërguar SPAK për hetim në gjykatë thuhet se veprimtaria e kundërligjshme e të pandehurve Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj është e shtrirë në kohë dhe ka vijuar në mënyrë të pa ndërprerë, duke u përfshirë në disa episode të kundërligjshme që lidhen kryesisht me ndërmjetësimin e tyre me qytetarë të ndryshëm.

I përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme është edhe Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 2, ku në disa raste ka ndërhyrë për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale dhe pajisjes së tyre me dokumente pronësie, kundrejt ndërveprimit korruptiv.

Shtetasit e pandehur që janë dërguar në gjykatë nga SPAK:

  1. Panol At-Nikolla,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” (gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.
  2. Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
  3. Eni Sejdinaj,e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
  4. Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
  5. Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
  6. Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.
  7. Gazmend Canaj,i akuzuar për kryerjen e veprave penale“Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.
  8. Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.
  9. Neritan Bablusha,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.
  10. Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.
  11. Besnik Hyka,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.
  12. Ilir Ahmetaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
  13. Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
  14. Fjoralb Demiraj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
  15. Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
  16. Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
  17. Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.