SPAK ka lëshuar 10 urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë në kuadër të operacionit për goditjen e grupeve të strukturuara kriminale, trafikut të lëndëve narkotike, pastrimit të parave, shpërdorimit të detyrës, etj,.
Në kudër të aksionit të ndërmarrë nga SPAK, RTSH mëson se nga 10 urdhër-arrestet e lëshuara, 4 prej tyre janë ekzekutuar duke çuar në pranga ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr.6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizin, emër ky i njohur i botës së krimit në Kukës, ndërsa për oficeren e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Jonida Babameto është caktuar masë e sigurimit personal.
Po ashtu, në kërkim janë dhe 7 persona të tjerë të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, konkretisht: Besmir Mustafi; djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani; Ervin Mata; Besmir Murati; Artan Sulejmani; Albert Prenga; Bajram Gerbova.
Mbi të arrestuarit mësohet se rëndojnë akuzat: "pastrim parash", "grup i strukturuar kriminal", "trafik droge", "sigurim kushtesh për të kryer vrasje", "shpërdorim detyre" dhe "përkrahje të autorit të krimit". Operacioni është bërë me urdhër të SPAK-ut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
/rtsh.al/