RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

14/04/2021

SPAK i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

Prokuroria e Posaçme, kërkon nga Gjykata rikthimin në qeli të mjekut Edvin Priftit, i cili fillimisht u la nën arrest për askuzën e korrupsionit dhe  të pastrimit të paerave e më 2 mars u lirua nga një vendim i gjykatës së Apelit.  

Nëpërmjet një rekursi të dorëzuar në Gjykatën e Lartë, Spak shkruan se ka siguruar prova që faktojnë marrjen e parave në kryrjen e një operacioni. Ai u përgjua se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi për t'i operuar nënën. Vepra penale doli rastësisht në përgjime pasi Mallkuçi ishte vënë në përgjim për korrupsionin në gjykatën e Krujës. Ajo ishte e përfshirë në rastin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Gjatë kontrollit, Mjekut Prifti  iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi. Gjithahstu SPAK thotë se ka prova të mjaftureshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur edhe një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.