RTSH 24 Live

Ekonomi

Sot mbi 100 milionë dollarë eksportet në peshkim, nga një sektor totalisht i rrënuar

08/04/2021

Sot mbi 100 milionë dollarë eksportet në peshkim, nga një sektor totalisht i rrënuar

Mandati i tretë i Partisë Socialiste do të ketë synim të dyfishojë eksportet në fushën e peshkimit, që sot kanë kapur shifrën e mbi 100 milionë dollarëve. Kryeministri Edi Rama, nga këndi i komunikimit në Dropull, bëri me dije se, ky sektor ishte i rrënuar në fillimin e qeverisjes së tij, ndërsa tanimë është kthyer në një forcë për eksportet në tërësi.“Shikoni peshkimin, një sektor totalisht i degraduar. Sot është kthyer në një forcë të eksportit. Por mundësia për ta rritur këtë sektor është shumë më tepër. Kur morëm dretimin e vendit, eksportet në peshkim ishin rreth 18-20 milionë dollarë, sot është mbi 100 milionë dollarë vlera e eksporteve. Është absolutisht e mundur të dyfishohet, por kjo kërkon kohën e vet, mund e durim, këmbëngulje e besim. Nuk bëhet Shqipëria me receta magjike dhe me programe elektorale, që hidhen për t’i bërë qejfin popullit. Kap ça të kapësh dhe shihemi pas katër vitesh”,-tha Rama.
Po ashtu Rama tha se kjo qeveri ka bërë për trashëgiminë kulturore më shumë sa çka bërë qeverinë e kaluara të gjitha bashkë.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër edhe vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër.
 Nga nisja e fushatës së vaksinimit janë 230 mijë të vaksinuar në gjithë vendin, ndërsa janë mbi 10 mijë vaksinime vetëm në qarkun e Gjirokastrës njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.