RTSH 24 Live

Politikë

Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare të mblidhet brenda këtij viti!

20/10/2021

Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare të mblidhet brenda këtij viti!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar sot zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Ambasadori Soreca theksoi se raporti konfirmon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, para mbarimit të vitit pasi sipas tij shtyrjet apo vonesat do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE. “Janë dhënë merita Shqipërisë aty ku i takojnë meritat dhe janë vërejtur ato ku duhet bërë më shumë punë. Shqipëria ka bërë përparim në reformat që lidhen me BE. Raporti përcakton se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që i ka caktuar Këshilli. Ne theksojmë se Konferenca e parë duhet të mbahet sa më shpejt, deri ën fund të këtij viti" tha Soreca.
Soreca theksoi se  Shqiperia  ka bërë përparim me luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi. "Në fushën e sundimit të ligjit raporti tregon se rezultatet konkrete ka pasur. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, duke krijuar trupa të reja në zbatimin e ligjit. Ka marrë pjesë aktive dhe në operacione ndërkombëtare. Kjo punë duhet të vijojë, duhet një bilanc i zbatimit të ligjit. Në Raport thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE", tha Soreca.