RTSH 24 Live

Teknologji

Sony akoma prodhon PlayStation 4, mësohet arsyeja

15/01/2022

Sony akoma prodhon PlayStation 4, mësohet arsyeja

Kompania Sony ka konfirmuar për Bloomberg se akoma prodhon konzolën PlayStation 4, pavarësisht që prej kohësh ka dalë në treg PlayStation 5.

Sony ka pasur një plan të brendshëm që të ndërpret prodhimin e konzolës PS4 gjatë vitit të kaluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Arsyeja për këtë janë kërkesat e mëdha, ku kompania japoneze konfirmoi se vetëm gjatë këtij viti do të prodhojë rreth një milion njësi të konzolës PS4.

Nga Sony, gjithashtu kanë konfirmuar se prodhimi i PS4 do të zgjasë edhe pak, pasi bëhet fjalë për konsolën më të shitur të kësaj kompanie, dhe se “nevojitet kohë për kalimin nga një gjeneratë në tjetrën”. Kjo mund të ketë kuptim, pasi akoma në treg arrijnë lojërat cross-generation siç është “Horizon Forbidden West”, e në ditët e sotme nuk është edhe aq e lehtë të blihet një PlayStation 5.

Megjithatë, as PS4 nuk është gjithmonë i disponueshëm nëpër dyqane, pasi rezerva nuk ka. Në anën tjetër PS5 arriti në treg në nëntor të vitit 2020, derisa PS4 në nëntor të vitit 2013. Kjo konsolë është shitur në 116 milionë njësi në mbarë botën. PS3 më u prodhua për 11 vite – pra nga 2006 deri më 2017. PS4 në muaj e përdorin 104 milionë përdorues aktivë.