RTSH 24 Live

Politikë

Sonte në emisionin “Përballë” në RTSH1-HD, intervistë e ambasadores amerikane, Yuri Kim

13/04/2021

Sonte në emisionin “Përballë” në RTSH1-HD, intervistë e ambasadores amerikane, Yuri Kim

100 vjet miqësi!

“Unë  nuk jam prift që të gjykoj kush është i përlyer e kush i papërlyer, nuk jam polic që të vendos kush duhet të jetë në burg dhe kush jo. Jam vetëm një diplomate amerikane dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e vendit tim.”

Këto janë fjalët e ambasadores amerikane Yuri Kim që interesat e vendit të saj i përmbledh me tri fjalë: 

Demokraci!

Mbrojtje!

Biznes!

Administra e re amerikane përmes Presidentit Biden dhe sekretarit të shtetit Blinke kanë ritheksuar, si  ccështje të sigurisë globale dhe kombëtare mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftës ndaj korrupsionit.

Për të adresuar korrupsionin në Shqipëri- kërcënimin  serioz për vendin- instrumenti për të cilin SHBA po investon prej 5 vjetësh është reforma në drejtësi:

Për këtë reformë, Yuri Kim thotë se nuk është e lehtë, e shpejtë dhe perfekte, por është vështirë, e kompikuar dhe jo perfekte! Rezultatet po duken dhe të parët po i “ndjejnë ata që e pengojnë atë”

Viti i ardhshëm do të shënojë edhe 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Në momentet më të vështira të historisë saj,  Shqipëria ka ndjerë mbështetjen e fortë të SHBA-së; që nga deklarata e Presidentit ëilson në konferencën e Paqes Parisit më 1919, te ndihma që vendi të futet dhe të qëndrojë në shinat e demokracisë në vitet ‘90, te lufta në Kosovë  e deri te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. “Objektivi” i radhës është që për 100 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë edhe një mik tjetër të madh - Bashkimin Europian.

Sonte në #Përballë me ambasadoren e SHBA-së do të flasim për sfidën e radhës që ka vendi. Pas përballimit të tërmetit të 2019, pandemisë së 2020 që ende vijon, një tjetër ngjarje madhore për 2021 mbeten zgjedhjet paralamentare të 25 prillit. Përvoja ka treguar se kur zgjedhjet shkojnë mirë- zgjidhjet përshpejtohen dhe vendi bën progres. A do të jetë ky rasti? Reforma në Drejtësi, stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, më e madhja e zhvilluar në rajonin tonë dhe prania e biznesit amerikan në Shqipëri do të jenë tema të bisedës sotme.

Ora 20.35, RTSH 1