RTSH 24 Live

Televizion

Sonte në emisionin “Përballë” në RTSH: Pushime në kohë pandemie…!

08/06/2021

Sonte në emisionin “Përballë” në RTSH: Pushime në kohë pandemie…!

Prej një jave Shqipëria ka hapur kufijtë  dhe nuk kërkon as test për covid-19 dhe asnjë dokument tjetër shoqërues. Askush prej atyre që vijnë nuk është i detyruar për të qëndruar dy javë në karantinë. Duke nisur nga muaji i ardhshëm, orari i ndalim qarkullimit gjatë natës do të kufizohet në 6 orë nga ora 24:00 deri në orën 6 të mëngjesit.

Politika e ”dyerve të hapura” është një përpjekje për t’i ardhur në ndihmë - turizimit, një prej degëve më të rëndësishëm të ekonomisë dhe një prej sektorëve të goditur më rëndë për dy vite me radhë nga tërmeti i 2019 dhe pandemia e vitit 2021.

Pushimet që zgjedhim të bëjmë për ne janë zgjedhje personale apo vendime familjare,  por vendimi ynë për pushime për dikë tjetër është biznes, është industri. Një në pesë veta punon në sektorin e turizimit. Është ky sektor që jep më shumë se 20% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Po çfarë turizmi presim për këtë sezon? Sa do të ndikojnë disa kufizime që janë ende në fuqi? Çfarë peshe do të zënë pushuesit nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia?

Sonte në #Përballë ministri Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Ora 21.00, në RTSH 2