foto nga VCG

foto nga VCG

Në vitin 2021, industria e hapësirës ajrore të Kinës ka arritur rezultate të frytshme. Sivjet Kina planifikon të organizojë më shumë se 60 misione nisjeje në hapësirë, do të përfundojë ndërtimi në orbitë i stacionit hapësinor kinez dhe do të nisin zyrtarisht faza e katërt e projektit të eksplorimit hënor dhe misioni i gjurmimit të asteroidëve të mëdhenj. Wu Yanhua bëri të ditur se, gjatë misionit "Chang'e-6", Kina planifikon të mbledhë mostra nga ana e pasme e Hënës:

"Shkencëtarët vendës e të huaj presin me padurim që ne të marrim mostra nga pjesa e prapme e Hënës. Aktualisht, asnjë vend në botë nuk ka marrë mostra nga pjesa e prapme e Hënës, çka është më e vlefshme për kërkimet. Shkencëtarët paraprakisht besojnë se mosha e pjesës së pasme të Hënës është më e vjetër se ajo e pjesës së përparme, ndoshta dy miliardë vjet më e re."

Kur u ndal magma e Hënës, kjo ka qenë gjithmonë një nga pyetjet kryesore shkencore në studimin e historisë së evolucionit hënor. Në fund të vitit 2020, sonda kineze "Chang'e-5" solli mostra dheu nga Hëna. Pas analizave rigoroze nga shkencëtarët kinezë dhe të huaj, u arrit në përfundimin se 1.96 miliardë vjet më parë ka pasur ende aktivitet të magmës në Hënë, çka e ka "zgjatur" jetën gjeologjike të njohur aktualisht të Hënës me rreth 1 miliard vjet, duke ofruar prova kyçe shkencore për shtimin e njohurive për historinë e evolucionit të satelitit të vetëm natyror të planetit tonë.

"Analiza e mostrave të sjella nga 'Chang'e 5' (e zgjati "jetën" e vullkanizmit hënor) rreth 1 miliard vjet më shumë se mosha e njohur më parë. Anasjelltas, për anën e pasme të Hënës, shkencëtarët tani paraprakisht spekulojnë se ajo mund të jetë 4 miliardë vjet, d. m. th., aktiviteti vullkanik aty ndaloi në thelb 4 miliardë vjet më parë. A është e vërtetë kjo, apo është vetëm një spekulim tani? Ne duhet të marrim mostra reale nga 'Chang'e-6' dhe t'i kthejmë ato në Tokë për analizim dhe për shqyrtim nga shkencëtarët nga e gjithë bota. Ky është qëllimi kryesor për të cilin të gjithë janë shumë të interesuar. Po ashtu, kemi zbrazëti në monitorimin (hulumtimin) e përbërjes së mjedisit të anës së pasme të Hënës, dhe është me rëndësi të madhe të kemi mundësi të marrim mostra prej anës së pasme të Hënës," tha Wu Yanhua.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sidoqoftë, Wu theksoi gjithashtu se përparësia kryesore për zgjedhjen e pjesës së pasme të Hënës për ulje dhe marrjen e mostrave është zgjidhja e problemeve të tilla, si për shembull, se si të sigurohet i ashtuquajtujri "komunikim stafetë" dhe transmetimi i të dhënave nga pjesa e pasme e Hënës. Wu Yanhua bëri të ditur gjithashtu se studiuesit po bëjnë kërkime mbi ndërtimin e një konstelacioni satelitësh komunikimi dhe navigimi rreth Hënës.

Në fazën e katërt të projektit të eksplorimit hënor janë planifikuar katër misione. Përveç "Chang'e-4" që tashmë ka nisur, do të ketë edhe tre misione vijuese, përkatësisht "Chang'e-6", "Chang'e-7" dhe "Chang'e-8". Për "Chang'e-7" dhe "Chang'e-8", Wu Yanhua shtjelloi:

“Qëllimi i parë është rilevimi dhe do të duhen rreth 10 vjet për rilevimin dhe ngritjen e objekteve të veçanta të nevojshme. Faza e dytë është ndërtimi, i cili do të zgjasë 10-15 vjet. Të gjitha vendet e botës dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare, si edhe sipërmarrësit dhe organizatat shoqërore nga të gjitha vendet janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë projekt, për të zbatuar projektin e Stacionit Ndërkombëtar të Kërkimeve Shkencore në Hënë në përputhje me planin e unifikuar dhe për të ndërtuar një stacion kërkimesh shkencore relativisht të plotë dhe plotësisht funksional."