RTSH 24 Live

Politikë

Socialistët e rinj, të shtunën në kongres

14/01/2022

Socialistët e rinj, të shtunën në kongres

Të shtunën do të organizohet Kongresi i Rinisë së Partisë Socialiste. Të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, ministra të ndryshëm të qeverisë, si dhe Kryesia e Fressh në të gjithë Shqipërinë.

Kongresi do të zhvillohet te Amfiteatri në Tiranë, e do të nisë në orën 11:00, ku do të flitet për prioritetet, strategjitë dhe programet e reja që ka qeveria për rininë.

“Rinia është e tashmja dhe e ardhmja. Së bashku për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PS.