RTSH 24 Live

Ekonomi

Socar do të ndihmojë Shqipërinë  në projektet e gazifikimit

16/11/2022

Socar do të ndihmojë Shqipërinë  në projektet e gazifikimit

Kompania Socar, një nga kompanitë e ekselencës botërore në fushën e gazit, do të ndihmojë Shqipërinë  në projektet e gazifikimit. Lajmi është bërë i ditur nga zevendëskryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku në rrjetet sociale.  Ajo shkruan se vizita e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në Tiranë, shënon një gur të ri kilometrik në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. “Kemi diskutuar dhe mirëpritur ekspertizën e tyre në sektorin e gazit, jo vetëm për projektin e madh të Vlorës, por edhe për gazifikimin e vendit, nisur nga qyteti i bukur i Korçës” shkruan zonja Balluku. “Shumë shpejt detaje për planet e së ardhmes së afërt me Socar, një nga kompanitë e ekselencës botërore në fushën e gazit” shton ajo.

/ rtsh.al /