RTSH 24 Live

Europë

Sllovaki, karantinë e detyrueshme për udhëtarët e pavaksinuar

04/07/2021

Sllovaki, karantinë e detyrueshme për udhëtarët e pavaksinuar

Në mes të shqetësimit për variantet e reja të COVID-19, Sllovakia po forcon në mënyrë drastike rregullat e saj për hyrjet në vend. Nga 9 korriku, të gjithë personat t e pavaksinuar do të duhet të karantinohen për 14 ditë, sipas një dekreti të ri të lëshuar nga qeveria sllovene të shtunën. Kjo vlen pavarësisht nga vendi i origjinës. Udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht prej të paktën 14 ditë përjashtohen nga karantina. Udhëtarët tranzit janë të përjashtuar, gjithashtu, nga karantina, megjithatë, duhet t’i përmbahen rrugëve të paracaktuara rrugore.