RTSH 24 Live

Televizion

Skënder Gjinushi në "Dekalog": Do ketë ndryshime, por standardi i shqipes nuk preket

19/01/2021

Skënder Gjinushi në "Dekalog": Do ketë ndryshime, por standardi i shqipes nuk preket

Një nga debatet më të mëdha të këtyre 30 viteve në Shqipëri ka qenë gjuha standarde shqipe. Disa gjuhëtarë kanë ngritur herë pas here pretendimin se dialekti gegë është mënjanuar nga varianti bazë i gjuhës standarte. Sipas tyre ky ka qenë një vendim politik i diktatorit Enver Hoxha në favor të toskërishtes, pasi i përkiste këtij dialekti. 
Disa herë është hedhur ideja e ndryshimeve që bazë kanë vendosjen e paskajores së foljes në gjuhën standarde shqipe. Por këtë e ka hedhur poshtë kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Gjatë emisonit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Gjinushi tha se përjashtohet në mënyrë kategorike ndryshimi i gjuhës standarde. Megjithatë ai tha se punohet me një grup pune me gjuhëtarë për të bërë ato ndryshime të nevojshme, por jo që të preket thelbi i gjuhës standarde. 
I pyetur nga gazetari Qafoku se cilat ishin këto ndryshime Gjinushi tha se një prej tyre është shkrimi i fjalëve të huaja në variantin origjinal si shkruhet dhe jo si shqiptohet. Gjuha shqipe si disa gjuhë të tjera ka si bazë parimin fonetik. Fjala shkruhet ashtu siç dëgjohet. Por pritet që ky rregull të ndryshojë.